Dalic: Kemi respekt për Japoninë
BKT
Qatar 2022

Dalic: Kemi respekt për Japoninë

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka thënë se skuadra që ai e drejton duhet të jetë e përqëndruar maksimalisht në ndeshjen kundër Japonisë.

"Do të duhet të kemi përqendrim maksimal pas humbjes së topit. Ne kemi një ekip ekspertësh, nuk duhet të relaksohemi as për një sekondë. Ata nuk do të dorëzohen, as ne. Kemi respektin maksimal për Japoninë", ka thënë ai.

Të hënën, Kroacia dhe Japonia ndeshen me fillim nga ora 16:00, në një ndeshje të vlefshme për 1/8 të finales së Botërorit "Qatar 2022".