Nagatomo: Të kemi guxim kundër Kroacisë
BKT
Qatar 2022

Nagatomo: Të kemi guxim kundër Kroacisë

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti japonez, Yuto Nagatomo, ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij duhet të kenë guxim kur të ndeshen me Kroacinë.

"Do të jetë një mundësi e shkëlqyer për t'u treguar të gjithëve se ne mund të luajmë si Samurai. Nëse ata janë të frikësuar në betejë, atëherë ata nuk do të jenë në gjendje të përdorin armët dhe teknikat e tyre. Në futboll është e njëjta gjë, nëse kur ne zbresim kemi frikë, cilësitë tona dhe taktikat tona do të jenë të kota. Duhet të luajmë me guxim. Shpesh përmend Samurajt, të cilët janë mjaft të famshëm në botë. Duam të luftojmë si Samurai", ka thënë trajneri japonez. 

Të hënën, Kroacia dhe Japonia ndeshen me fillim nga ora 16:00, në një ndeshje të vlefshme për 1/8 të finales së Botërorit "Qatar 2022".