Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Dimitra Rousvanidou, drejtoreshë ekzekutive e “WeNurse Kosova”. Ajo flet për mbështetjen për infermierët nga Kosova për të gjetur vendin e ideal të punës në gjermani.
Kurse Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton për motin për këtë javë.
Ndërsa Adelina Paloja soprano, flet për sfidat dhe sukseset brenda dhe jashtë Kosovës dhe projektet për vitin 2023.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së