Dy të arrestuar në Prishtinë për posedim të narkotikëve
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Dy të arrestuar në Prishtinë për posedim të narkotikëve

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona pasi që njësitet policore gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke lëvizur kanë gjetur dhe konfiskuar katër qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë 2.2 gram, marihuanë 4.9 gramë dhe para të gatshme.

"Në konsultim me prokurorin dhe GjPP-së gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur e konfiskuar edhe 264.9 gramë marihuanë, 81.4 gramë hashash, tri peshore digjitale, një telefon celular,  dhe disa qese plastike të zbrazura", thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika