Vrasje në tentativë në Prishtinë
Foto: RTKlive
Kronika

Vrasje në tentativë në Prishtinë

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se  po heton një rast të vrasjes në tentativë që ka ndodhur të shtunën në Prishtinë.

Siç njofton policia, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte me veturë në lëvizje së bashku me dy pasagjerë, nga një veturë tjetër po ashtu në lëvizje, për motive të panjohura një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, dhe me veturë është larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar dy gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur në këtë rast.

Të lënduar nuk ka pasur, përveç dëmeve materiale, ndërsa lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori.

Rasti  po hetohet si “vrasje në tentativë.


MË SHUME NGA Kronika