Dhjetë të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit
E.Hoti/RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar dhjetë persona dhe janë paraqitur gjashtë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit nga Prokurori i Shtetit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë persona, ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave, si dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi.
Kurse Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, një të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një personi.
Edhe Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerje të veprës penale.