Kroacia në çerekfinale, mposht Japoninë pas penalltive
BKT
Qatar 2022

Kroacia në çerekfinale, mposht Japoninë pas penalltive

B. H. / RTKlive

(E plotësuar) Kroacia ka kaluar në çerekfinalen e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, pasi sonte mundi Japoninë, me rezultat 1-3, pas ekzekutimit të penalltive pasi koha e rregullt dhe loja në vazhdime u mbyll baras 1-1.

Ishin japonezët të parët që kaluan në epërsi përmes Daizen Maede, dy minuta para shkuarjes në pushim. Ai shënoi nga afërsia pas një tollovie pas gjuajtjes nga këndi.

Në pjesëlojën e dytë, kroatët bën presion më të madh duke e kërkuar golin e barazimit të cilin e arritën më anë te Ivan Perisiçit (55’), rezultat më të cilin u mbyll koha e rregullt.

Skuadra fituese e kësaj sfidë nuk u përcaktua as në lojën shtesë, pasi që gola nuk kishte.

Nga pika e bardhë kroatët ishin më të suksesshëm duke fituar ndeshjen me rezultat 3-1.

Hero i kroatëve ishte portieri Livakoviç, i cili priti tri penalltie të japonezëve.

Japoni-Kroaci, loja shkon në vazhdime

(E plotësuar) Koha e rregullt e ndeshjes ndërmjet Japonisë dhe Kroacisë, është mbyllur baras 1-1, sfidë kjo që po luhet në kuadër të 1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Ishin japonezët të parët që kaluan në epërsi përmes Daizen Maede, dy minuta para shkuarjes në pushim. Ai shënoi nga afërsia pas një tollovie pas gjuajtjes nga këndi.

Në pjesëlojën e dytë, kroatët bën presion më të madh duke e kërkuar golin e barazimit të cilin e arritën më anë te Ivan Perisiçit (55’), rezultat më të cilin u mbyll koha e rregullt.

Skuadra fituese e kësaj sfidë do të përcaktohet pas lojës shtesë. Në rast se edhe në lojën shtesë nuk ka fitues, atëherë do të jenë penalltitë ato që do të vendosin skuadrën e cila do të kalojë në çerekfinalen e këtij Botërori.

Japonia në epërsi ndaj Kroacisë

(E plotësuar) Kombëtarja e Japonisë e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Kroacisë, në 1/8 e finales së Kupës së Botës. Golin e vetëm në 45 minutat e parë të këtij dueli e ka shënuar Daizen Maede, dy minuta para shkuarjes në pushim. Ai shënoi nga afërsia pas një tollovie pas gjuajtjes nga këndi.

Japoni-Kroaci, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Kroacisë për herë të tretë në historinë e saj do të luajë në 1/8 e finales së Kupës së Botës, teksa sot do të ballafaqohet me Japoninë, ku tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Në dy herat e kaluara kur ka qenë pjesë e kësaj faze, Kroacia ka arritur ta bëjë historinë, ngase herën e parë kishte arritur vendin e tretë, derisa në vitin 2018 ka arritur deri në finale. Japonezët në fazën e grupeve janë treguar si sensacioni i këtij kampionati, pasi kanë arritur të mposhtin dy ish-kampionët botëror, Gjermaninë dhe Spanjën.

Ndeshja Japoni-Kroaci vjen prej orës 16:00 në RTK 1, me komentim të Arben Berishës.

Formacionet