17:23 / 05.12.2022
Mbrojtësi i Holandës: Kundër Argjentinës duhet të luajmë shumë më mirë
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mbrojtësi i Holandës, Denzel Dumfries, thotë se skuadra e tij duhet të bëjë lojë më të mirë nëse dëshiron të kalojë pengesën e quajtur Argjentinë.
Holanda dhe Argjentina do të përplasen në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
“Unë e njoh Argjentinën si një ekip të mirë, ekip më shumë cilësi individuale”, tha Dumfries.
“Për të qenë i sinqertë, ne duhet të luajmë shumë më mirë së kundër SHBA-së për t’i mundur ata”, theksoi mbrojtësi i ‘Tulipanëve’.























