Policia gjen pistoletë në një valixhe në pikën kufitare Merdar
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Policia gjen pistoletë në një valixhe në pikën kufitare Merdar

K.Kasumi/ RTKlive

Sot në orët e hershme të mëngjesit policia kufitare e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Merdar gjatë kontrollit në një autobus në një valixhe ka hasur një pistoletë.

Policia e ka përcjellë rastin deri në Pejë, për identifikimin e pronarit të valixhes. Ajo valixhe ishte marrë nga një person në Pejë.

I dyshuari është arrestuar menjëherë.

“Më datë 05.12.2022, në orët e hershme të mëngjesit policia kufitare e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Merdarë gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore gjatë kontrollit në një autobus në një valixhe ka hasur një pistoletë. Referuar këtij rasti hetues kompetent të policisë kufitare janë marr me rastin, kanë përcjellë rastin deri në Pejë (për identifikimin e pronarit të valixhes, e cila është marr nga një person në Pejë), i cili menjëherë është arrestuar, intervistuar në stacion policor dhe në bashkëpunim me stacionin policor në Pejë, është iniciuar rasti si "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Në konsultim me prokurorinë personi pas intervistimit është liruar dhe rasti është dërguar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.


MË SHUME NGA Kronika