Brazili ‘demolon’ Korenë e Jugut, prek çerekfinalen e Botërorit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
(E plotësuar) Brazili e ka ‘demoluar’ Korenë e Jugut, duke e mposhtur bindshëm prej 4-1, sonte në kuadër të 1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
Neymar më shok në çdo aspekt ishin ekip më i mirë se Koreja e Jugut, duke fituar lehtë këtë sfidë dhe duke siguruar kualifikimin në çerekfinalen e këtij Botërori, i cili tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare dhe më të ‘nxehtë’.
Brazilianët pas vetëm gjysmëorë lojë shënuan tre gola. Fillimisht Vinicius Junior (7’), zhbllokojë lojën duke kaluar Brazilinë në epërsi prej 1-0. Neymar (13’) nga penalltia dyfishoi avantazhin në 2-0, derisa për golin e tretë të brazilianëve u përkujdes Risharlison (29’), kurse, shtatë minuta më vonë rezultatin në 4-0 e ngriti Pauleta, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë e lojës.
Në fraksionin e dytë, brazilianët kishin iniciative në terren, derisa Koreja e Jugut më të gjitha forcat kërkonte rrugën e golit. Paik (76’), shënoi golin e nderit për Korenë e Jugut, skuadër kjo që i jep lamtumirën këtij evenimenti të madh të futbollit.
Brazili në çerekfinale do të përballet me Kroacinë, e cila sot eliminoi Japoninë (1-3), pas penalltive.
Brazili po e shkatërron Korenë e Jugut
(E plotësuar) Brazili është duke e shkatërruar Korenë e Jugut.
Brazili dhe Koreja e Jugut po përballen në kuadër të 1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
Brazilianët pas vetëm gjysmëorë lojë shënuan tre gola. Fillimisht Vinicius Junior (7’), zhbllokojë lojën duke kaluar Brazilinë në epërsi prej 1-0. Neymar (13’) nga penalltia dyfishoi avantazhin në 2-0, derisa për golin e tretë të brazilianëve u përkujdes Risharlison (29’).
Starton ndeshja Brazil-Koreja e Jugut, live në RTK
(E plotësuar) Ka startuar sfida ndërmjet Brazilit dhe Koresë së Jugut, duel të cilin mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Brazili dhe Koreja e Jugut po përballen në kuadër të 1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
Brazilianët llogaritën favorit të paktën në letër, megjithatë, Koreja e Jugut nuk ka ardhur rastësisht deri në këtë fazë të garave në këtë Botëror.
Brazil-Koreja e Jugut, formacionet zyrtare
(E plotësuar) Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Brazil-Koreja e Jugut.
Brazili dhe Koreja e Jugut përballen në kuadër të 1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
Brazilianët llogaritën favorit të paktën në letër, megjithatë, Koreja e Jugut nuk ka ardhur rastësisht deri në këtë fazë të garave në këtë Botëror.
Ndeshja Brazil-Koreja e Jugut nis në orën 20:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Formacionet zyrtare:
























