19:37 / 05.12.2022
Pedri: Mezi pres lojën kundër Marokut
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mesfushori i Spanjës, Pedri, në një konferencën për media, ka folur për sfidën e radhës në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Spanja do të përballet me Marokun, në sfidën e radhës në këtë Botëror.
“Ndihem shumë rehat. Më pëlqen stili i lojës”, tha Pedri.
“Mezi pres të fillojë ndeshja kundër Marokut. Ne mund t’i ndryshojmë gjërat dhe mendoj se do të jemi gati për të përballuar ndeshjen. Kemi arritur në një fazë ku çdo ndeshje është e vështirë. Çdo lojtarë do të i motivuar për këtë ndeshje”, theksoi mesfushori i Barcelonës.























