Trajneri i Marokut: Do të ishte surprize e bukur nëse e eliminojmë Spanjën
BKT
Qatar 2022

Trajneri i Marokut: Do të ishte surprize e bukur nëse e eliminojmë Spanjën

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Në prag të ndeshjes kundër Spanjës, trajneri i Marokut, Walid Regragui, në një konferencën për media, ka thënë se dueli me ‘Furinë e Kuqe’ do të jetë një ndeshje e vështirë.

Spanja dhe Maroku do të ballafaqohen me 10 dhjetor në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Do të jemi kundër një prej skuadrave më të mira në botë dhe një nga favoritët për triumfuar në finale”, ka thënë Regrauin.

“Nëse do të arrijmë të eliminojmë Spanjën, do të ishte një surprize e bukur për ne dhe për vendin tonë”, theksoi strategut i Marokut.