20:28 / 05.12.2022
Daliç komenton kualifikimin e Kroacisë në çerekfinale
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, duke folur për ‘HRT”, ka komentuar fitoren kundër Japonisë, dhe kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
Kroatët mposhtën japonezët pas penalltive (1-3), duke siguruar kualifikimin në rundin tjetër të këtij Botërori.
“Kundërshtari ishte i fortë. Nuk ankohem për djemtë. Ne u përpoqëm të bëjmë më të mirën”, tha ai.
“Ky kundërshtar mundi Gjermaninë dhe Spanjën. Ishte një lojë e ngjashme në të cilin kishim probleme, u nervozuam dhe pësuam gol, por kurrë nuk u dorëzuam. Ne shkojmë deri në fund”, theksoi strategu kroat.























