Modriç e pranon: Nuk luajtëm mirë
BKT
Qatar 2022

Modriç e pranon: Nuk luajtëm mirë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Asi i Kroacisë, Luka Modriç e ka pranuar se skuadra e tij, nuk luajti mirë kundër Japonisë.

Kroacia u kualifikua për në çerekfinalen e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, pasi mundi Japoninë (1-3), pas penalltive.

Mesfushori kroat pas ndeshjes tha se bashkëlojtarët e tij nuk luajtën ashtu siç din. Ai lavdëroi portierin Livakoviç, i cili priti tri penallti të japonezëve.

“Nuk luajtëm aq sa dimë kundër Japonisë. Meritat shkojnë për Dominik Livakoviç”, theksoi Modriç.