Perisiç: Ishte një betejë kundër një ekipi të fortë
BKT
Qatar 2022

Perisiç: Ishte një betejë kundër një ekipi të fortë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Futbollisti i Kroacisë, Ivan Perisiç është shprehur i lumtur me kualifikimin dhe fitoren e skuadrës së tij kundër Japonisë.

Kroatët mposhtën japonezët (1-3), pas ekzekutimit të penalltive duke siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Perisiç, i cili shënoi golin e barazimit, pas ndeshjes tha se skuadra e tij e meritoi kualifikimin në rundin tjetër të këtij Botërori. Sipas tij, dueli me Japoninë ishte një betejë e fortë.

“Ishte i rëndësishme goli i barazimit. Për mendimin tim, ne e meritonim sepse e dimë se do të ishte një ndeshje e vështirë”, tha ai.

“Ishte një betejë kundër një ekipi të fortë. Ata e treguan këtë kundër Spanjës dhe Gjermanisë. Ne ishim të përgatitur dhe në fund ne jemi që kaluam në çerekfinale”, theksoi Perisiç.