Samuel Eto`o e shqelmon një kamerman në Katar
BKT
Qatar 2022

Samuel Eto`o e shqelmon një kamerman në Katar

B. Halimi / RTKlive

Legjenda e futbollit kamerunas, Samuel Eto`o ka shkaktuar incident në Katar, pas ndeshjes së 1/8 së finales ndërmjet Brazilit dhe Koresë së Jugut (4:1).

Ish-futbollisti i Barcelonës, tani në pozitën e presidentit të Federatës së Futbollit të Kamerunit, teksa po bënte foto me disa tifozët, ishte duke u xhiruar nga një person me kamerë dhe shumë shpejt situata doli jashtë kontrollit.

Eto’o pas një konflikti verbal vrapoi në drejtim të kameramanit dhe e shqelmoi atë në kokë, duke e përplasur përtokë.

Ky veprim i ultë i Eto’o është bërë viral në internet dhe ka ngjallur reagime të shumta ndaj tij.

Sipas disa të pranishmëve, kamermani i sulmuar ishte një youtuber algjerian, i cili i kishte bërë pyetje Eto'o-s për gjyqtarin e ndeshjes mes Kamerunit dhe Algjerisë, vendimtare për kualifikimin e kombëtares së Kamerunit në Kupën e Botës. Arbitri ganez u kritikua ashpër në atë kohë nga Algjeria.