18:23 / 06.12.2022
Daliç e pranon: Brazili është favorit, por...
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Kroacisë Zlatko Daliç, ka folur për ndeshjen me Brazilin.
Kroacia dhe Brazili do të përballen në çerekfinalen e Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
Strategu kroat e pranon se Brazili është favorit, por beson së të besuarit e tij, do të kenë paraqitje të mirë në duel me brazilianët.
“Brazili është favorit. Ata janë kombëtarja më e fuqishme dhe më e forta në Kupën e Botës”, tha Daliç.
“Duke i parë lojtarët, cilësitë dhe aftësitë e tyre, mund të them së janë të tmerrshëm. Mendoj se kemi një sfidë të madhe përpara nesh, një detyrë të vështirë kundër një ekipi që luan futboll shumë të mirë. Duhet ta shijojmë mundësinë për t'u përballur me Brazilin”, theksoi tekniku kroat.























