Portugalia në çerekfinalen e Botërorit, bie Zvicra
BKT
Qatar 2022

Portugalia në çerekfinalen e Botërorit, bie Zvicra

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Zvicra e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Ardon Jasharit, e ka mbyllur aventurën në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Zvicra është mundur nga Portugalia, me rezultat 6-1, sonte në kuadër të 1/8 e finales së këtij Botërori.

Skuadra portugeze ishte ekip dominues në duel me zviceranët duke e çuar gjashtë herë topin në rrjetën e zviceranëve dhe duke siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Botërorit 2022.

Njeriu i ndeshjes për portugezët ishte Gonzalo Ramos (17’, 51’, 67’), duke shënuar hat-trick, derisa nga një gol për fitoren e Portugalisë e realizuan Pepe (33’), Guerreiro (55’) dhe Leao (90+1’).

Përfundimisht Portugalia kalon në çerekfinale, ku do të ndeshet me Marokun, kurse, Zvicra pas kësaj disfatë i thotë lamtumirë Katarit.

Portugali-Zvicër, vijnë edhe dy gola të shpejta

(E plotësuar) Vijnë edhe dy gola të shpejta në ndeshjen Portugali-Zvicër.

Portugezët dhe zviceranët po përballen sonte në kuadër të 1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Portugalia përmes Guerreiro (55’), ka shënuar golin e katërt, derisa zviceranët më anë të Akajni (58’), gjeti golin e parë në këtë ndeshje.

Portugalia shënon edhe golin e tretë

(E plotësuar) Portugalia ka shënuar edhe golin e tretë kundër Zvicrës.

Portugezët dhe zviceranët po përballen sonte në kuadër të 1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Skuadra e Portugalisë është pjesën e dytë të lojës e nisi shumë mirë, duke shënuar edhe golin e tretë Gonzalo Ramos (51’), të dytin personal në këtë ndeshje.

Portugalia është në rrugë të mirë që të kalojë në çerekfinalen e këtij Botërori.

Mbyllet pjesa e parë, Portugalia në epërsi kundër Zvicrës

(E plotësuar) Pjesa e parë e lojës ndërmjet Portugalisë dhe Zvicrës, është mbyllur me epërsinë e portugezëve prej 2-0.

Portugezët dhe zviceranët po përballen sonte në kuadër të 1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Portugalia në pjesëlojën e parë, bëri paraqitje më të mirë, duke dominuar në terren dhe duke shënuar dy gola.

Gonzalo Ramos (17’) dhe Pepe (33’), shënuan nga një gol për avantazhin e portugezëve.

Portugalia dyfishon epërsinë ndaj Zvicrës, shënon Pepe

(E plotësuar) Portugalia ka dyfishuar epërsinë kundër Zvicrës prej 2-0.

Ishte mbrojtësi Pepe (33’), i cili më kokë shënoi gol për të ngritur avantazhin e Portugalisë në 2-0.

Portugezët dhe zviceranët po përballen sonte në kuadër të 1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Portugali-Zvicër, vjen goli i parë

(E plotësuar) Ka ardhur goli i parë në ndeshjen Portugali-Zvicër.

Portugezët dhe zviceranët po përballen sonte në kuadër të 1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Portugezët përmes Gonzalo Ramos (17’), kaluan në epërsi kundër Zvicrës.

Starton ndeshja Portugali-Zvicër, live në RTK

(E plotësuar) Ka startuar ndeshja ndërmjet Portugalisë dhe Zvicrës, sfidë të cilën mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Portugezët dhe zviceranët po përballen sonte në kuadër të 1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit pas fitores së madhe kundër Serbisë, synon të mposht edhe Portugalinë e Cristiano Ronaldos, ky i fundit nuk është titullar në këtë ndeshje.

Portugali-Zvicër, formacionet zyrtare të supersfidës së sontme

(E plotësuar) Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Portugali – Zvicër.

Portugezët dhe zviceranët do të përballen sonte në kuadër të 1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Në radhët e Portugalisë nuk do të jetë titullar Cristiano Ronaldo, derisa tek Zvicra titullar do të jenë dyshja shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Ndeshja Portugali-Zvicër nis në orën 20:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Formacionet zyrtare Portugali-Zvicër: