Sahiti: Zvicra krenohet me Shaqirin dhe Xhakën
BKT
Qatar 2022

Sahiti: Zvicra krenohet me Shaqirin dhe Xhakën

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i njohur i futbollit tonë, njëhërit analisti i RTK-së, Muharrem Sahiti, ka folur para ndeshjes Portugali-Zvicër.

Portugalia dhe Zvicra do të ndeshen sonte në kuadër të 1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Sahiti beson se dyshja shqiptare e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë stabilizuar nga ndeshja e kaluar kundër Serbisë.

Sipas tij, Shaqiri dhe Xhaka janë dy lojtarët më të rëndësishëm tek skuadra helevete.

“Sa i përket Xherdanit dhe Xhakës uroj që të jenë stabilizuar nga ndeshja e kaluar, nga ofendimet, por ata janë profesionist dhe se e kanë kaluar tashmë këtë gjë”, ka thënë Sahiti në RTK.

“Ata janë dy lojtarë më të rëndësishme tek Zvicra. Zvicra krenohet me Xherdanin dhe Xhakën. Xhaka është një lojtar që do ta donte çdo kombëtare, madje, edhe Brazili do të donte ta ketë Xhakën në skuadër”, ka theksuar Sahiti.

Ai ka shtuar se Portugalia dhe Zvicra janë me meritë në rund të garave në këtë Botëror.