20:52 / 06.12.2022
Boufal i Marokut: Ne bëmë historinë
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Futbollisti i Marokut, Boufal është shprehur tejet i ngazëllyer me fitoren e skuadrës së tij kundër Spanjës.
Maroku mposhti Spanjën (0-3), pas ekzekutimit të penalltive duke u kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
Boufal pas ndeshje tha se skuadra e tij bëri historinë.
“Ne bëmë histori, kjo është për të gjithë marokenët, të gjithë afrikanët, të gjitha vendet arabe dhe veçanërisht për të gjitha vendet myslimane", tha ai.























