21:28 / 06.12.2022
Busquets pas humbjes nga Maroku: Ne e merituam kualifikimin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sergio Busquets i Spanjës, është shprehur shumë i zhgënjyer me humbjen nga Maroku.
Spanja u mund nga Maroku (0-3), duke u eliminuar nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’.
Busquets pas ndeshjes tha se Spanja e ka merituar fitoren kundër Marokut dhe kualifikimin në çerekfinalen e këtij Botërori.
“Ne e merituam të fitonim sonte dhe të kualifikoheshim tutje”, tha Busquets.























