Enrique i zhgënjyer me eliminim, flet edhe për të ardhmen e tij
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Spanjës, Luis Enrique është shprehur i zhgënjyer me humbjen nga Maroku dhe eliminimin nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’.
Spanja u mund sonte nga Maroku (0-3) pas penalltive duke i dhënë fund aventurës në Botërorin 2022.
Enrique pas ndeshjes tha se futbolli është sport i mrekullueshëm, por sipas tij, edhe i paqartë.
Sipas tij, penalltitë ishin fatale për të besuarit e tij.
"Ne jemi Spanja dhe e përfaqësojmë atë, ndaj duhet të përgëzojmë Marokun. Ata ishin më të mirë se ne në shortin e penalltive. Futbolli është një sport i mrekullueshëm, por i paqartë, meqenëse një skuadër mund te fitojë pa sulmuar. Ne dominuam plotësisht por penalltitë ishin fatale. Jam shumë krenar për lojtarët tanë, i përgëzoj”, tha Enrique.
Ai ka folur edhe për të ardhmen e tij.
"Nuk është koha për të folur për këtë. Tani dua vetëm të shkoj në shtëpi dhe të shoh njerëzit e mi. Javën e ardhshme do të flasim për të ardhmen”, theksoi strategu spanjoll.























