Shaqiri i zhgënjyer me eliminimin, u kërkon falje tifozëve
BKT
Qatar 2022

Shaqiri i zhgënjyer me eliminimin, u kërkon falje tifozëve

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, u ka kërkuar falje tifozëve zviceran për humbjen kundër Portugalisë dhe eliminimin nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’.

Zvicra sonte u mund nga Portugalia (6-1), duke e mbyllur aventurën në këtë Botëror.

Shaqiri pas ndeshjes e pranon se ai me bashkëlojtarët e tij janë tejet të zhgënjyer për humbjen dhe eliminimin nga ky turne i madh i futbollit. Sipas tij, Zvicra ka plane për të ardhmen.  

“Jemi shumë të zhgënjyer. Në emër të ekipit, u kërkoj falje të gjithë tifozëve që nuk arritëm të bënim paraqitjen tonë të zakonshme. Ne kemi plane të mëdha. Por ky është futbolli, herë pas here tregohen limitet. Kështu ishte edhe sot. Ne e humbëm lojën në raundin e parë dhe më pas ju po ndiqni lojën. Ju gjithashtu duhet të përgëzoni portugezët për golat, por rezultati ishte padyshim shumë i lartë”, tha Shaqiri.