Santos komenton kualifikimin e Portugalisë, ka dy fjalë edhe për CR7
BKT
Qatar 2022

Santos komenton kualifikimin e Portugalisë, ka dy fjalë edhe për CR7

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka komentuar fitoren e skuadrës së tij kundër Zvicrës.

Portugalia sonte mundi Zvicrën (6-1), duke siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

“Nuk ishte një natë perfekte, por ne luajtëm një lojë të shkëlqyer duke mbajtur qëndrimin e duhur gjatë nëntëdhjetë minutave”, tha ai.

A do të luajë Ronaldo në ndeshjen e ardhshme? Ai është një djalë që përpiqet gjithnjë të jap kontributin e tij, por nuk mund të them nëse ai do të luajë në ndeshjen e ardhshme. Të shohim se çfarë do të ndodh”, theksoi Santos.