09:41 / 07.12.2022
Trajneri i Zvicrës: Nuk duhet të kritikojmë gjithçka
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka komentuar humbjen nga Portugalia dhe eliminimin nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’.
Zvicra mbrëmë u mund nga Portugalia (6-1), duke i dhënë fund aventurës në Botërorin 2022.
“Na mungoi freskia. Kur ishte 2-0 patëm disa raste, por nuk kishim forcë për t’i shfrytëzuar”, tha ai.
Kontrata deri në 2024? Humbëm një ndeshje, por kjo nuk do të thotë se duhet të jemi pesimist dhe të kritikojmë gjithçka. Skuadra në këtë Botëror tregoi shpirt të mirë. Ne duhet të përpiqemi të ecim përpara dhe të shkojmë drejt së ardhmes”, ka theksuar Yakin.























