Dy të arrestuar në Pejë, u konfiskohet drogë e municion
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

 Dy të arrestuar në Pejë, u konfiskohet drogë e municion

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Pejë dy persona, ku u janë konfiskuar drogë dhe municion.

Sipas njoftimit, operacioni  taktik është kryer nga Antidroga e Policisë së Kosovës pas hetimeve përmes masave të veçanta.

“Gjatë një kontrolli në trup të dy të dyshuarve meshkuj kosovar si dhe në dy shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 29 fishekë, 234.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 412.6 gram heroinë dhe tre telefona”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 


MË SHUME NGA Kronika