15:13 / 07.12.2022
Vlasiç: Brazili është ekip fantastik, ne duam të shkojmë deri në fund
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Anësori i Kroacisë, Nikola Vlasiç, në intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ka folur për sfidën e radhës kundër Brazilit.
Kroacia dhe Brazili do të ndeshen në çerekfinalen e Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
Vlasiç thotë se Brazili është skuadër fantastike, por sipas tij, Kroacia synon të shkojë sa më larg në këtë Botëror.
“Ne duam të shkojmë sa më larg. Brazili është një ekip fantastik, skuadër shumë e komplikuar për t'u marrë me të”, tha ai.
“Nuk e di se ku do të jemi në fund të këtij Botërori, por unë jam i sigurt për një gjë: ne jemi të aftë të luajmë kundër kujtdo, madje edhe kundër Brazilit”, theksoi futbollisti i Torinos.























