Dhunoi të miturin më pas e vrau, autori i veprës dënohet me 15 vjet burg
Kronika

Dhunoi të miturin më pas e vrau, autori i veprës dënohet me 15 vjet burg

E.Hoti/RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë ka  shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.O për veprën penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare.

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.O për veprën penale Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare

Sipas njoftimit të kësaj Gjykate, i akuzuari S.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 vitesh, për veprën penale Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare.

“Të akuzuarit S.O i caktohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi. Pala e dëmtuar është udhëzuar ne kontest juridiko civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Personi që u dënua sot me 15 vite burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”, është Sefedin Osmani dhe i njëjti është dënuar për rastin e tashmë të ndjerit, Kujtim Veseli.

Gjykata Themelore në Prishtinë në vitin 2020 kishte shpallur fajtor Sefedin Osmanin duke e dënuar me 25 vite burgim për vrasjen dhe dhunimin e 11-vjeçarit Kujtim Veseli.

Në vitin 2020 gjykata kishte njoftuar se “I akuzuari S.O me datë 11.07.2019 në Fushë Kosovë kishte detyruar të miturin K.V të kryente akt seksual dhe pastaj kishte përdorur dhunë ndaj tij, duke e goditur me mjet të fortë, ku si pasojë e këtyre goditjeve kishte ardhur deri te vdekja e dhunshme e tij”.

Kujtim Veseli, 11-vjeçari nga komuniteti rom, ishte gjetur i vdekur poshtë shkallëve të një kompleksi banesor në Fushë Kosovë.


MË SHUME NGA Kronika