AGK ndan çmimet vjetore në gazetari
BKT
Kosovë

AGK ndan çmimet vjetore në gazetari

Fatos Cervadiku/RTK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) organizoi ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarë. Ceremonia përkon edhe me 20-vjetorin e themelimit të këtij asociacioni.

Kështu, me çmimin  “Gazetarja e Vitit 2022” u shpërblye  Saranda Ramaj nga grupi “Koha”, e cila gjatë vitit 2022 ka realizuar shumë hulumtime e tema në interes të publikut.

Ato lidhen me korrupsion, parregullsi në sistemin e drejtësisë, me keqpërdorime në shëndetësi e në fushën e prokurimit dhe me dhunën ndaj vajzave e grave.

Çmimin për rrëfimin më të mirë televiziv të vitit e fitoi gazetarja Qëndresa Tërshani nga Klan Kosova. Ajo kishte raportuar disa herë se si nxënësit e pakicave lihen anash në Festën e Abetares, ngjarje e cila kishte ndodhur në një shkollë në Gjakovë.

Çmimin për Web rrëfimin  më të mirë e vitit  e fitoi gazetarja Adelina Ahmeti nga portali  Kallxo.com, ku me një seri shkrimesh, kishte raportuar mbi dyshimet se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, shpërndau pyetjet e testit për bashkëpunëtorët profesionalë.

Çmimin për gazetari për fuqizimin e gruas e fituan Riola Morina dhe Medinë Dauti nga Instituti QIKA, për hulumtim mbi jetën e rëndë të grave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas.

Çmimin për kameraman/kameramane më i/e mirë i/e vitit e fituan Korab Basha dhe Burim Mjeku nga portali Telegrafi.

Çmimin rrëfimi më i mirë nga sporti e fitoi gazetari Dardan Idrizi nga TV Dukagjini, i cili kishte trajtuar dashurinë e madhe që kanë dy tofozet për klubin e tyre të zemrës “Trepça”.

Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, mbajti një fjalë rasti, me çrast foli për historikun e aktivitetit të këtij asociacioni.

Në takim ishin pjesëmarrës edhe Michael Davenport, shef i OSBE-së në Kosovë; ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog; Vlora Tuzi Nushi, shefe e Zyrës së UN Ëomen në Kosovë; Jôrn Rôhde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë.

 


MË SHUME NGA Kosovë