Vahid Halilhoxhiç: Duhej të isha në Katar me Marokun
Uran Krasniqi/RTKLive
Vahid Halilhoxhiç ishte ai që e dërgoi Marokon në Botërorin e Katarit, por ishte zëvendësuar pak para se fillonte Botërori për shkak të pakënaqësive që kishin nxitur zgjedhjet e tij, ku lojtarë vendas nuk ishin grumbulluar.
Ai e ka komentuar suksesin e Marokut në "Qatar 2022".
"Në vend që të jem në Katar, unë jam këtu", ka thënë ai. "Ajo që e bën një trajner të besueshëm janë rezultatet. Dhe skuadra marokene kurrë nuk ka marrë rezultate më të mira se sa me mua në kualifikueset e Kupës së Botës. Shtatë fitore, një barazim, duke shënuar mesatarisht tre gola për lojë".
Boshnjaku i Velezhit të Mostarit dhe PSG, ka thënë se nuk u ka kushtuar rëndësi fushatave kundër tij dhe ajo i ka kushtuar. "Epo kjo është jeta", ka thënë ai.























