Kovacic flet për modelin e lojës që duhet aplikuar kundër Brazilit
BKT
Qatar 2022

Kovacic flet për modelin e lojës që duhet aplikuar kundër Brazilit

Uran Krasniqi/RTKLive

Mesfushori i Kroacisë, Mateo Kovacic, ka treguar se cili është modeli i lojës të cilin duhet ta aplikojë Kroacia për ta ndaluar Brazialin, të prmtën kur dy skuadrat ndeshen në çerekfinale të Botërorit "Qatar 2022".

Ai ka përmendur fitoren 1-0 të Kroacisë ndaj kampionëve në fuqi të botës, Francës në qershor në Ligën e Kombeve, si një mënyrë se si duhet të performohet kundër Brazilit.

“Ndeshja kundër Francës në Ligën e Kombeve ishte e mirë nga ana jonë”, ka thënë mesfushori i Chelseas. “Ishim mirë, treguam besim në zotërimin e topit, duhet ta bëjmë sërish të premten. Një gol i hershëm do të na ndihmonte shumë".

Kroacia vjen te ndeshja e te premtes pas një fitore me penallti kundër Japonisë, ndërsa Brazili pas një fitore të thellë kundër Koresë Jugore.