20:41 / 07.12.2022
Rabiot: Mbappe është arma kryesore e Francës, por s`është vetëm ai
Uran Krasniqi/RTKLive
Kylian Mbappe është arma kryesore e Francës në përpjekjen për të mbrojtur Kupën e Botës, por Adrien Rabiot këmbëngul se megjithatë "gjelat" kanë edhe futbollistë të tjerë dhe nuk janë në varësi të një emri.
"Jemi me fat që e kemi atë në ekipin tonë dhe jo kundër nesh. Po ne llogarisim tek ai si te të gjithë lojtarët e grupit. Ai është arma jonë kryesore, por ne kemi edhe lojtarë të tjerë. Të gjithë duhet të jenë mirë për t'u përballur me Anglinë", ka thënë ai.
Franca erdhi deri tek ndeshja çerekfinale me Anglinë pas fitores bindëse ndaj Polonisë. Anglia në ndeshjen paraprake fitoi kundër Senegalit.























