FIFA dënon Federatën kroate për portierin e Kanadasë
BKT
Qatar 2022

FIFA dënon Federatën kroate për portierin e Kanadasë

Uran Krasniqi/RTKLive

FIFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Kroacisë për shkak të portierit të Kanadasë, Milan Borjan.

Federata kroate duhet të paguaj gjobë 50,000 franga zvicerane, pasi tifozëria kroate e kishte në thumb atë gjatë ndeshjes Kroaci - Kanada në fazën e grupeve në Botërorin "Qatar 2022".  

I lindur në Knin në Kroaci, Borjan është një serb etnik i cili iku në Beograd në vitin 1995 gjatë 'Operacionit Stuhia' – një ofensivë kroate në luftën e saj për pavarësi, kurse më vonë shkoi në Kanada. 

Gjatë fitores 4-1 të Kroacisë, në tribuna u shfaq një flamur ku shkruhej për Kninin, ndërsa në drejtim të Borjan u lëshuan thirrje fyese. 

Borjan e quajti primitivizëm një sjellje të tillë, ndërsa FIFA hapi hetim.