Ronaldo kërcënoi Portugalinë, do të largohej nga Katari
BKT
Qatar 2022

Ronaldo kërcënoi Portugalinë, do të largohej nga Katari

rtsh

Cristiano Ronaldo po kthehet në një problem të madh për Portugalinë.

Pasi theu urdhërat e trajnerit duke u stërvitur me titullarët dhe jo me zëvendësuesit, tani 38-vjeçari shqetëson kampin luzitan me një tjetër lëvizje.

Prapaskena  – E përditshmja portugeze “Record” zbuloi se Ronaldo ka kërcënuar drejtuesit e Federatës Portugeze të Futbollit me braktisje të qendrës ku është aktualisht e grumbulluar Portugalia.  Sipas “Record” gjithçka ka nodhdur shumë shpejt pak orë para takimit mes Zvicrës dhe Portugalisë. Në vigjilje të këtij dueli Santos bisedoi personalisht me Ronaldo-n për t’i shpjeguar se përse kishte preferuar Ramos në vend të tij në formacionin që më pas do të mposhte Zvicrën e Xhakës 6-1. Ky moment nuk ka qenë aspak i lehtë për Santos, i cili thuhet se është kërcënuar nga Ronaldo me braktisje të qendrës stërvitore.

Përgënjeshtrimi – Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi nga ana e “Record”, Federata Portugeze e Futbollit ka dalë me një deklaratë për mediat ku ka hedhur poshtë gjithçka.

“Një lajm i publikuar këtë të enjte informon se Cristiano kërcënoi të largohej nga skuadra gjatë një bisede me Fernando Santos, trajnerin e kombëtares. FPF sqaron se në asnjë moment kapiteni i kombëtares, Cristiano Ronaldo nuk ka kërcënuar me largim nga kombëtarja gjatë stërvitjeve në Katar”, thuhej mes të tjerash në njoftimin e Federatës.