Delegacioni i Komisionit për të Drejtat e Njeriut vizitë në Bundestag
V. Thaçi /RTKlive
Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Albana Bytyqi, Eliza Hoxha dhe Alban Bajrami, janë duke qëndruar për një vizitë studimore në Republikën Federale të Gjermanisë.
Qëllimi i vizitës është forcimi i përpjekjeve për ta luftuar diskriminimin e mundshëm, gjuhën e urrejtjes dhe manifestimet specifike ndaj komuniteteve pakicë në Republikën e Kosovës, për Romë, Ashkalinjë dhe Egjiptianë, ku temë kryesore është pozita e këtyre komuniteteve, njofton Kuvendi i Kosovës .
Tutje në njoftim thuhet se këto synime veç janë të integruara në ligjin aktual, por do të shikohet mundësia për propozime të mundshme në të ardhmen, për forcimin e kësaj pozite, për komunitetet në fjalë, dhe se praktikat më të mira të vendeve tjera ndaj këtij fenomeni shërbejnë si model i mirë që të njëjtat të vihen në zbatim në Kosovë, si mundësi për të luftuar secilin paragjykim që krijon ndarje midis njerëzve.
Anëtarët e delegacionit do të vizitojnë edhe institucione të tjera dhe do të realizojnë takime përfaqësues institucionalë dhe e të organizatave të shoqërisë civile.
Sipas njoftimit kjo vizitë u organizua me ftesë të Vesa Batallit, menaxhere e lartë e programit në OJQ-në “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve”, në bashkëpunim me eurodeputetin Romeo Franz, nga i cili edhe u pritën anëtarët e delegacionit.























