Silva para sfidës me Kroacinë: Brazili nuk i frikësohet askujt
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Brazili ndeshjen e radhës në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, do ta luajë kundër Kroacisë.
Brazilianët dhe kroatët do të përballen nesër pasdite në kuadër të çerekfinaleve të këtij Botërori.
Kapiteni i kombëtares “seleçao”, Thiago Silva u shpreh se ai dhe shokët e tij nuk kanë frikë asnjë kundërshtar.
“Ne jemi të fortë në fushë, por edhe në kokat tona. Nuk ishte ndeshje e lehtë ajo ndaj Koresë së Jugut. Punuam shumë në lidhje me përgatitjen e asaj ndeshjeje, nuk mund të mos i respektonim koreanët. Para se të mendojmë për gjysmëfinalen e mundshme kundër Argjentinës, ne duhet të fokusohemi te Kroacia. I respektojmë të gjithë, por nuk i frikësohemi askujt. Duhet të vazhdojmë përpara me futbollin tonë guximtar dhe dëfryes”, ka deklaruar Silva.
Ndeshja Brazil-Kroaci nis në orën 16:00.























