‘Gardiani’ i Holandës: Edhe unë mund t’ia pres penalltinë Messit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Holanda ndeshjen e radhës në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, do ta luajë kundër Argjentinës.
‘Tulipanët’ dhe argjentinasit do të përplasen nesër mbrëma në kuadër të çerekfinaleve të këtij Botërori.
Ky duel parashikohet të jetë i zjarrtë pasi që të dy Kombëtaret synojnë t’i shkojnë deri në fund turneut më të madh në botën e futbollit.
Portieri i Holandës, Andries Noppert ka folur para ndeshjes me Argjentinën e Lionel Messit.
Ai thotë se është i gatshëm për t’i pritur penalltinë kapitenit të Argjentinës.
“Unë jam gjithmonë i përgatitur për penalltitë. Edhe Messi mund të dështojë nga pika e bardhë, e pamë ndaj Polonisë. Ai përdor gjithmonë të njëjtën këmbë për të goditur penalltitë. Sigurisht që edhe unë mund t’ia pres atij penalltinë”,tha Noppert.
Ndeshja Holandë-Argjentinë nis në orën 20:00.























