Aktakuzë ndaj pesë personave për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë
Kronika

Aktakuzë ndaj pesë personave për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

E.Hoti/RTKlive

 Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se sot ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave: E.R. dhe Sh.K.,  të moshës madhore si dhe ndaj tre të miturve të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares, i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.R., ngarkohet për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, dhe “Trafikimi me njerëz”, ndërsa i pandehuri Sh.K., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit".

 Po ashtu, njëri prej të miturve ngarkohet për veprat penale “Dhunim”, “Trafikim me njerëz”, si dhe “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

 Ndërkaq, dy të miturit e tjerë ngarkohen për veprat penale “Dhunim", si dhe për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi".

11-vjeçarja dyshohet se ishte dhunuar gjatë muajit gusht dhe që nga ajo kohë pesë persona u lanë në paraburgim.

Më vonë u zbulua se 11-vjeçarja ishte dhunuar edhe gjatë muajit qershor.

“Ndaj rastit tjetër penal i cili i takon muajit qershor të këtij viti, ju njoftojmë se është në proces të zhvillimit të hetimeve, duke i dhënë prioritet deri në epilogun e kësaj çështjeje penale”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.


MË SHUME NGA Kronika