Daliç mesazh Brazilit: Ne jemi gati
BKT
Qatar 2022

Daliç mesazh Brazilit: Ne jemi gati

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Kroacisë Zlatko Daliç, në konferencën për media, një ditë para duelit me Brazilin, ka thënë se kundërshtari i radhës është më i fortë që skuadra e tij është përballur ndonjëherë në Botëror.

Kroacia dhe Brazili do të ballafaqohen nesër në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

“Ky është kundërshtari më i fortë me të cilin jemi përballur ndonjëherë në një Botëror”, tha Daliç.

“Ndonjëherë shorti të favorizon, ndonjëherë jo. Ne nuk duam të ndalemi me kaq. Do të përpiqemi të fitojmë. Ne jemi gati, do të bëjmë më të mirën edhe pse Brazili është favorit”, theksoi strategu kroat.

Ndeshja Kroaci-Brazil starton në orën 16:00.