Walker flet për detyrën që ta ndalojë Mbappen
Uran Krasniqi/RTKLive
Kyle Walker është futbollisti që e ka një detyrë të vështirë ndaj Francës: atij i duhet ta ndalojë Kylian Mbappen
Mbrojtësi i djathtë i Manchester City është lojtari më i vjetër në skuadrën e Anglisë, por gjithashtu edhe më i shpejti. Trajneri Gareth Southgate e ka parë Walkerin personin më të përshtatshëm për ta mbajtur francezin.
Walker ka folur të mërkurën për atë që pritet ta bëjë ai. "Ndalimi i Mbappes është më lehtë të bëhet duke folur se sa duke e bërë në fushë. Por sigurisht qe unë nuk do ta hapë një tapetin e kuq dhe t'i them që të shënojë", ka thënë anglezi.
Franca dhe Anglia takohen në çerekfinale të Botërorit "Qatar 2022".
Deri te ndeshja vjen pasi paraprakisht Franca eliminoi Poloninë, ndërsa Anglia e dërgoi në shtëpi Senegalin.























