Te Argjentina të shqetësuar me lëndimet para ndeshjes me Holandën
Uran Krasniqi/RTKLive
Te Argjentina ka shqetësime para ndeshjes me Holandën për lëndimet e Rodrigo De Paul dhe Angel Di Maria, por megjithatë trajneri Lionel Scaloni është përmbajtur teksa ka folur për rastet, duke thënë se futbollistët po stërvitin dhe se do të jetë ai që do të vendosë nëse ata do të kenë minuta.
“Sot kemi seancën e fundit stërvitore, kështu që do të shohim se si ndihen ata”, ka thënë ai. "Rodrigo u stërvit të mërkurën, kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë në seancën e sotme. Angel gjithashtu u stërvit kështu që ne do të vendosim më vonë sot".
Argjentina dhe Holanda do të përballen në çerekfinale të Botërorit "Qatar 2022". Deri te kjo ndeshje erdhi pasi Holanda paraprakisht mposhti SHBA-në, ndërsa Argjentina eliminoi Australinë.























