Policia tregon për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit
BKT
Kronika

Policia tregon për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

M.Shefkiu/RTKlive

Policia e Kosovës ka treguar të premten për rastin e zhdukjes së provave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Sipas policisë, rastin e ka vërejtur një punëtore në këtij instituti, cila ka raportuar policinë se mungojnë disa mostra të një rasti.

“Dëshmitarja femër kosovare zyrtare e Laboratorit të Mjekësisë Ligjore ka raportuar se gjatë seleksionimit, klasifikimit dhe bartjes së mostrave, kanë vërejtur se mungojnë disa mostra biologjike të një rasti. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë rast, mbrëmë Ministra e Drejtësisë ka pezulluar nga puna katër zyrtarë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, pas raportimit se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit, ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili më 5 nëntor të vitit 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ishte gjetur i vdekur.

“...Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve: Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore; Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore; Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore; Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore”, thuhet në njoftimin e MD-së.


MË SHUME NGA Kronika