Prokuroria ngriti 129 aktakuza gjatë tri ditëve të fundit
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Prokuroria ngriti 129 aktakuza gjatë tri ditëve të fundit

V.Thaçi / RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore gjatë 48 orëve paraprake janë ngritur 102 aktakuza kundër 128 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 30 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 17 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 20 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Ndërsa për 24 orët e fundit Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 27 aktakuza kundër 34 personave, për vepra të ndryshme penale.

E po ashtu sipas njoftimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 18 persona të dyshuar dhe janë paraqitur shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika