Deschamps para sfidës me Anglinë: Mbappe ka aftësi për të bërë diferencën
BKT
Qatar 2022

Deschamps para sfidës me Anglinë: Mbappe ka aftësi për të bërë diferencën

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Francës, Didier Deschamps në një konferencën për media, ka folur për ndeshjen kundër Anglisë.

‘Gjelat’ dhe ‘Tre Luanët’ do të përballen nesër mbrëma në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

Deschamps thotë se është e mrekullueshme të luash në këtë fazë të garave të këtij Botërori. Ai thotë se Kylian Mbappe ka aftësi për të bërë diferencën.

“Sa më larg të shkosh aq më shumë përmirësohet cilësia. Është e mrekullueshme të luash në një çerekfinale të Kupës së Botës”, tha Deschamps.

“Mbappe? Unë imagjinoj se Anglia do të marrë masa paraprake për ta mbuluar atë. Kylian ka këtë aftësi për të bërë diferencën. Në ndeshjen e fundit, ku ai nuk ishte në formën e tij më të mirë krahasuar me dy ndeshjet parat, ai ishte vendimtar në çdo rast”, theksoi ai.