Kroacia eliminon nga Botërori kampionin e pesëfishtë
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Kroacia është gjysmëfinalisti i parë i Botërorit "Qatar 2022". Kroacia ka fituar me penallti kundër Brazilit.
Kroatët kanë fituar me penallti me rezultat 4-2. Ka qenë Marquinhos, futbollisti i fundit brazilian i cili pas humbjes së penalltisë ka shuar edhe ëndrrën braziliane.
Ndeshja ku brazilianët u dalluan për iniciativë në kohën e rregullt prej nëntëdhjetë minutave ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0, duke shkuar në shtesa.
Në vazhdimet nga pesëmbëdhjetë minuta janë shënuar dy gola, ku ndeshja është mbyllur baraz 1-1.
Ka qenë Neymar ai i cili ka realizuar në minutën e pestë të vazhdimit të parë prej pesëmbëdhjetë minutave. Kur është dukur se brazilianët do të fitojnë dhe do të shkojnë përpara ka dalë në skenë Petkovic i cili ka realizuar në minutën e 117-të dhe ka barazuar rezultatin.
Sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër Argjentina - Holanda.
Penalltitë e sqarojnë ndeshjen Brazili dhe Kroacia
Brazili dhe Kroacia do ta sqarojnë përmes penalltive atë se kush është gjysmëfinalisti i parë i Botërorit "Qatar 2022".
Latinoamerikanët dhe ballkanasit kanë barazuar në ndeshjen çerekfinale.
Ndeshja ku brazilianët u dalluan për iniciativë në kohën e rregullt prej nëntëdhjetë minutave ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0, duke shkuar në shtesa.
Me fillimin e vazhdimeve brazilianët janë treguar të shkathët për ta bërë atë që nuk e kanë bërë për nëntëdhjetë minuta, kanë shënuar gol.
Ka qenë Neymar ai i cili ka realizuar në minutën e pestë të vazhdimit të parë prej pesëmbëdhjetë minutave. Futbollisti i PSG-së ka shënuar pas një asisti nga Paqueta.
Dhe kur është dukur se brazilianët do të fitojnë dhe do të shkojnë përpara ka dalë në skenë Petkovic i cili ka realizuar në minutën e 117-të dhe ka barazuar rezultatin.
Kësisoji ndeshja ka shkuar tek penalltitë.
Brazili dhe Kroacia shkojnë në vazhdime
Pavarësisht se Brazili ka qenë për një nuancë më i mirë se sa Kroacia ndeshja ka shkuar drejt vazhdimeve.
Më meritori për mbajtjen në lojë të koroatëve ishte portieri Livakovic, i cili është treguar vendimtar me disa pritje.
Ndeshja do të zhvillohet edhe për tridhjetë minuta dhe nëse nuk ka gol, atëherë epilogu vendoset pas penalltive.
Nga kjo ndeshje do të kuptohet gjysmëfinalisti i parë i i Botërorit "Qatar 2022".
Kështu mbyllet pjesa e parë Kroaci-Brazili
Pa gola është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Kroacisë dhe Brazilit.
Kroatët dhe brazilianët do të përballen në çerekfinalen e parë të këtij Botërori.
Fraksioni i parë i kësaj sfidë, ka prodhuar një lojë mesatare, me pak raste për gola.
Pas pak nis pjesa e dytë.
Starton ndeshja Kroaci-Brazil, live në RTK
(E plotësuar) Ka startuar sfida e parë e ditës së sotëm në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, ndërmjet Kroacisë dhe Brazilit, ndeshje të cilën mund ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Kroatët dhe brazilianët do të përballen në çerekfinalen e parë të këtij Botërori.
Kjo sfidë pritet të prodhojë një ndeshje dramatike pasi që tashmë ky turne i madh i futbollit ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’.
Kroatët të cilët kanë shfaqur formë të mirë në këtë Botëror, synojnë të çojnë të shpija edhe Brazilin e yjeve, edhe pse brazilianët llogaritën një nga Kombëtaret favorite për ta fituar trofeun e këtij Botërori.
Kroaci-Brazil, formacionet zyrtare
(E plotësuar) Dita e sotme në Kupën e Botës ‘Katar 2022’ do të starton me ndeshjen Kroaci-Brazil.
Kroatët dhe brazilianët do të përballen pas pak në çerekfinalen e parë të këtij Botërori.
Kjo sfidë pritet të prodhojë një ndeshje dramatike pasi që tashmë ky turne i madh i futbollit ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’.
Kroatët të cilët kanë shfaqur formë të mirë në këtë Botëror, synojnë të çojnë të shpija edhe Brazilin e yjeve, edhe pse brazilianët llogaritën një nga Kombëtaret favorite për ta fituar trofeun e këtij Botërori.
Ndeshja Kroaci-Brazil në orën 16:00 dhe transmetohet në RTK.
























