Southgate: Dua ta fitojë ndeshjen kundër Francës
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, në një konferencën për media, ka folur për ndeshjen kundër Francës.
Anglia dhe Franca do të ballafaqohen nesër në kuadër të çerekfinaleve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Strategu anglez thotë se synimi i skuadrës së tij kundër Francës është fitorja.
Southgate ka folur edhe për sulmuesin Sterling, i cili është ribashkuar me skuadrën pas udhëtimit të papritur për në Londër për shkak së hajdutet i kishin hyrë në shtëpi.
“Unë dua t’i kem në dispozicion lojtarët më të mirë dhe ta fitojë ndeshjen”, tha ai.
“Ne duhet ta vlerësojmë Sterling. Ai ka humbur shumë seanca stërvitore dhe ka pasur dy fluturime të gjata. Nuk është përgatitja e tij më e mirë për ndeshje të këtij niveli, por le të shohim sesi është gjendja e tij”, theksoi Southgate.
Ndeshja Angli-Francë nis në orën 20:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).























