Argjentina e fiton vetëm me penallti ndeshjen që e dominoi nga fillimi
BKT
Qatar 2022

Argjentina e fiton vetëm me penallti ndeshjen që e dominoi nga fillimi

Uran Krasniqi/RTKLive

Vetëm me penallti Argjentina ia ka arritur të dalë fituese e një ndeshje me Holandën, të cilën e kishte dominuar për shumicën e kohës dhe ku Holanda ishte zgjuar vetëm në dhjetë minutat e fundit të kohës së rregullt.

Më meritori për triumfin argjentinas me penallti ka qenë portieri Emiliano Martinez, i cili ka pritur dy penallti. Argjentina ka fituar me rezultat 4-3. 
Koha e rregullt ka përfunduar me rezultat 2-2. 
Molina (35') dhe Messi (73') kanë realizuar për argjentinasit, derisa për holandezët ka shënuar Weghorst (83', 90+11). 
Vazhdimet nuk kanë dhënë gol. 
Fitorja e Argjentinës me penallti u vulos nga Martinez, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë. 
Në gjysmëfinale takohen Argjentina dhe Kroacia. 

Holanda zgjohet në minutën e 80-të dhe ia mohon fitoren Argjentinës

Me një gol që rrallë është parë si skemë në ndeshjet zyrtare të futbollit, Holanda nuk ka lejuar që koha e rregullt e ndeshjes të përfundojë me fitore të Argjentinës.

Argjentina e ka dominuar plotësisht ndeshjen çerekfinale të Botërorit "Qatar 2022", por në fund ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2. 
Ka qenë minuta e tridhjetë e pestë kur Messi ia ka dhënë në mënyrë mjeshtërore një top Molinas, i cili pastaj e ka çuar atë drejt rrjetës. 
Me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë. 
Pjesa e dytë sërish ka nisur me argjentinasit në kërkim të golit. Një gabim i mbrojtjes së "tulipanëve" në minutën e shtatëdhjetë e tretë ka bërë që ish-futbollisti më i mirë i botës për disa herë radhazi, Messi, ta kthejë penalltinë e fituar në gol dhe epërsi të dyfishtë të latinoamerikanëve. 
Holanda ka nisur të zgjohet në dhjetë minutat e fundit. Në minutën e tetëdhjetë e tretë evropianët kanë ngushtuar rezultatin me golin e Weghorst. Kjo ishte edhe goditja e parë drejt portës nga ana e Holandës. 
Për disa minuta holandezët kanë qenë kërkues për barazim e përmbysje, por tashmë ishte vonë dhe dukej se epilogu ishte vendosur më herët. 
Në përfundim të kohës së rregullt gjyqtari ka dhënë dhjetë minuta shtesë. Ka qenë fundi i kohës kur nga momenti në moment pritej përfundimi i ndeshjes dhe holandezët e kanë fituar një gjuajtje dënimi. Aty pastaj ka ndodhur skema e cila nëse nuk ishte marrë nga librat, në libra duhet të jetë:  Koopmeiners ka gjetur Weghorst me një top të përtoke dhe ai e ka çuar atë drejt rrjetës, duke i mohuar Argjentinës fitoren. 
Ndeshja tashmë gjendet në vazhdime. 

Argjentinën e ndajnë dyzet e pesë minuta nga gjysmëfinalja

Argjentina po avancon kundër Holandës në ndeshjen çerekfinale në kuadër të Botërorit "Qatar 2022".

Rezultati pas pjesës së parë është 1-0 për "gauçosët" 

Ka qenë minuta e tridhjetë e pestë kur Messi ia ka dhënë në mënyrë mjeshtërore një top Molinas, i cili pastaj e ka çuar atë drejt rrjetës. 

Deri në fund të ndeshjes ka edhe dyzet e pesë minuta. 

Nis ndeshja Holandë - Argjentinë

Ka filluar ndeshja çerekfinale mes Argjentinës dhe Holandës, e cila është në kuadër të Botërorit "Qatar 2022".

Deri te kjo ndeshjen Holanda vije pas fitores nga SHBA, ndërsa Argjentina pas eliminimit të Polonisë. 

Të dy skuadrat kishin performancë të mirë në fazën e grupeve, ku Argjentina kishte realizuar dy fitore e një humbje, ndërsa Holanda kishte fituar dy ndeshje dhe kishte bgarazuar një tjetër. 

Gjatë ditës Kroacia eliminoi Brazilin pas penalltive. 

Argjentina - Holanda, formacionet zyrtare

Argjentina dhe Holanda takohen sonte në çerekfinale të Botërorit "Qatar 2022". Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.