Sosa për Modricin: Mes mesfushorëve më të mirë të të gjitha kohërave
BKT
Qatar 2022

Sosa për Modricin: Mes mesfushorëve më të mirë të të gjitha kohërave

Uran Krasniqi/RTKLive

Luka Modric duhet të renditet te mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave, sipas bashkëlojtarit të tij te Kroacia, Borna Sosa. 

"Për mua, ai është në pesë mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave. Absolutisht askush nuk performoi në nivelin e tij në moshën 37-vjeçare," u tha Sosa gazetarëve.

Kroacia ka mposhtur Brazilin në çerekfinale të Botërorit "Qatar 2022" pas një ndeshje që përfundoi tek penalltitë dhe ku kroatët u treguan më të shkathët.

“Modric po tregon nga viti në vit se sa lojtar i rëndësishëm është për ne dhe Real Madridin. Jam shumë i lumtur që e kam në skuadër dhe shpresoj se ai do të qëndrojë me ne për aq kohë sa të mundet", ka thënë ai. "Për mua, ai është në mesin e mesfushorëve më të mirë të të gjitha kohërave. Absolutisht askush nuk ka performuar në nivelin e tij në moshën tridhjetë e shtatë vjeçare".