23:35 / 09.12.2022
Kane: Ndeshja me Francën nuk është finale
Uran Krasniqi/RTKLive
Harry Kane ka thënë se ndeshja me Francën nuk është finale e Botërorit, por një përpjekje e radhës për Anglinë, për të shkuar edhe më tutje.
“Nesër nuk është një finale e Kupës së Botës, nesër është një hap tjetër drejt përpjekjes për të fituar Kupën e Botës dhe ne duhet të jemi plotësisht të fokusuar në këtë dhe të përpiqemi të kalojmë në raundin tjetër”, ka thënë ai.
Kapiteni anglez është shprehur se besimi për skukses te skuadra është ndërtuar për disa vite radhazi.
Anglia dhe Franca takohen të shtunën.























