23:42 / 09.12.2022
Trezeguet e vlerëson Giroudin
Uran Krasniqi/RTKLive
Olivier Giroud është sulmuesi më i kompletuar në Kupën e Botës, sipas legjendës së Francës, David Trezeguet.
Ai është shprehur se në Botërorin "Qatar 2022" kishte mungesë të sulmuesve të vërtetë.
"Olivier Giroud është qendërsulmues si në kohën time. Nuk ka më të tillë. Giroud më duket se është më i kompletuari në këtë kompeticion”, ka thënë ai.
Gjithashtu ai ka folur edhe për Francën, ku e ka vlerësuar pozitivisht performancën e saj . "Ka detaje, por mendoj se është skuadra më e kompletuar", ka thënë Trezeguet.
Anglia dhe Franca takohen të shtunën në çerekfinale të Botërorit.























